Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Situata e përkeqësuar e motit, ndalohet për dy ditë lundrimi i anijeve jashtë Gjirit të Vlorës

Nga A2 CNN
26 Shtator 2022, 10:02 | Aktualitet
Situata e përkeqësuar e motit, ndalohet për dy ditë lundrimi

Është ndaluar për dy ditë lundrimi i të gjitha mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit që veprojnë jashtë Gjirit të Vlorës për shkak të përkeqësimit të situatës hidrometeorologjike. Ndërsa të gjitha mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që operojnë brenda gjirit të Vlorës, duhet të kenë në konsideratë kushtet e parashikuara të përkeqësuara, si dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre.

Kapiteneria e Portit njofton se janë lajmëruar “të gjithë drejtuesit anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe të merren masat për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave  26-27 shtator 2022”.

https://a2news.com/video/rrebeshe-dhe-mundesi-per-permbytje-ne-zonat-urbane/
https://a2news.com/video/mbi-100-milimetra-shi-dhe-deti-5-6-balle/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu