Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Volejbolli i meshkujve, Tirana e nis mbarë, mposht Erzenin dhe fiton Kupën e Federatës

Nga A2 CNN
26 Shtator 2022, 13:08 | Sporte të tjera
Volejbolli i meshkujve, Tirana e nis mbarë, mposht Erzenin dhe fiton

Tirana e volejbollit të meshkujve është skuadra fituese e Kupës së Federatës. Bardheblutë triumfuan me përmbysje ndaj Erzenit dhe bënë për vete trofeun e parë për këtë sezon. Fillimi nuk ishte i mirë për kryeqytetasit që bënë shumë gabime .

Nga ana tjetër, skuadra nga Shijaku tregoi forcë dhe më shumë saktësi, ndërsa e mbylli setin 25-19. Reagimi i Tiranës erdhi shpejt.

Seti i dytë ishte më i luftuar, por në fund ishin bardheblutë ata që e fituan me shifrat 28-26. Një sukses që I dha zemër kryeqytetasve që bënë dhe përmbysjen e madhe në dy setet e mbetura, 25-21, dhe 25-19. 

Tani e gjithë vëmendja e Tiranës është te Kupat e Europës ku do të përballen me skuadrën sllovake Rieker Komarno. Dueli i parë do të luhet më 13 tetor në Sllovaki. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë