Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Dëmtimi i Brozovic, Asllani duhet të bindë Interin nga Kombëtarja

Nga A2 CNN
27 Shtator 2022, 14:50 | Futboll
Dëmtimi i Brozovic, Asllani duhet të bindë Interin nga

Islanda nuk është më finalja e edicionit për Shqipërinë. Megjithatë, është një ndeshje që duhet fituar për tifozët dhe për të shmangur vendin e fundit në Grupin 2 të Ligës B. Sfida e kësaj të marte në Arenën Kombëtare do të jetë vendimtare edhe për Kristjan Asllanin.

Talenti kuqezi duhet të ngrihet në nivelin e pritshmërive, jo vetëm për të ndihmuar Kombëtaren të kthehet te fitorja, por edhe për të bindur Interin. Asllani pritet të luajë ndeshjen e parë si titullar te zikaltërit, duke nisur nga sfida e fundjavës me Romën.

Diçka që pritej, duke qenë se Brozovic ishte i pezulluar me kartonë. Por, me kroatin që u dëmtua gjatë Ligës së Kombeve dhe rrezikon të qëndrojë rreth një muaj jashtë fushave, përgjegjësia pritet të bjerë mbi talentin shqiptar.

Në këtë fillim të sezonit, Asllani ka luajtur vetëm 30 minuta në total me Interin dhe trajneri Inzaghi ka të drejtë të jetë i shqetësuar për t’i dorëzuar çelësat e mesfushës. Për të ngushëlluar drejtuesin e stolit zikaltër, mund të shërbejë paraqitja e 20-vjeçarit me Kombëtaren.

Për këtë arsye, sfida me Islandën është momenti kur Asllani duhet të tregojë se është pjesë e rëndësishme e Shqipërisë, pavarësisht moshës së re, por edhe t’i japë garanci Interit për muajin në vijim. Kristjani po gjen minuta dhe vazhdimësi në lojë, duke dërguar sinjale të qarta në Milano: mesfushori synon të jetë gati për fanellën e titullarit te Interi.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani