Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Gjykata e Hagës refuzon kërkesën e Kadri Veselit

Nga A2 CNN
27 Shtator 2022, 17:41 | Kosova
Gjykata e Hagës refuzon kërkesën e Kadri Veselit

Dhomat e Specializuara të gjykatës së Hagës kanë refuzuar kërkesën e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Sipas arsyetimit të kësaj gjykate, Veseli nuk mund të lihet i lirë pasi rrezikon të arratiset apo të ndikojë te dëshmitarët dhe të shkatërrojë provat.

Më herët, prokuroria Speciale rëndoi akuzat ndaj katër ish-zyrtarët e lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në dokumentin e dorëzuar nga organi i akuzës në Gjykatën e Hagës, ata akuzohen se u kanë hequr lirinë të paktën 12 personave në periudhën 4 korrik 1998 – 29 prill 1999.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Kransiqi po mbahen në paraburgim nga nëntori i vitit 2020, me pretendimet për krime lufte.

A2 CNN Livestream

Dita jonë