Ku shkojnë investimet e huaja? Shtohen blerjet e pasurive të paluajtshme, shmanget bujqësia

Publikuar më: 27/9/2022, ora 16:23

Ku shkojnë investimet e huaja? Shtohen blerjet e pasurive të paluajtshme, shmanget bujqësia

Publikuar më: 27/9/2022, ora 16:23

Investimet e huaja janë rritur këtë vit, por fondet nuk po shkojnë domosdoshmërisht në ato sektorë që zhvillojnë ekonominë.

Në bujqësi, turizëm, energji, apo teknologji; sektorë të konsideruar prioritarë; nuk po investohet në shifrat që presim. Investitori amerikan Mark Crawford tregon sepse Shqipëria është vend i vështirë për biznes. “Burokraci, por edhe korrupsion. Amerikanët thonë më mirë mos shkojmë fare. Pse të kem probleme me korrupsionin kur unë mund të ecë përpara dhe mund të kem probleme edhe në shtëpinë time, në Amerikë”.

Shtetasit e huaj po investojnë në Shqipëri kryesisht në pasuri të paluajtshme. Sektori i “real estate” është Mark Crawford kampioni i thithjes së kapitalit nga jashtë.

Sipas Bankës së Shqipërisë, në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, blerësit e huaj investuan 142 milionë euro në pasuri të paluajtshme, 77% më shumë se një vit më parë. Crawford pohon se interesi do të ishte edhe me i lartë nëse do të zgjidhej problem I hershëm me tokat dhe pronat në Shqipëri.

Sektori i dytë me më shumë investime renditet industria nxjerrëse, me disa kompani të angazhuara në kërkimin dhe nxjerrjen e naftës; energjia, por me më pak investime se vitet e kaluara; si dhe industria përpunuese, kryesisht në manifakturë, falë krahun e lirë të punës në vend. Pavarësisht tentativave për të nxitur investimet në bujqësi, ky sektor nuk rezulton tërheqës as për tëhuajt, pasi nuk kanë investuar në të thuajse asnjë qindarkë, vetëm 20 mijë euro këtë vit.