Lamtumira rreth 3 muaj pas vrasjes, funerali i Shinzo Abe përçan japonezët, nderime dhe protesta

Publikuar më: 27/9/2022, ora 13:10
MB LAMTUMIRE ABE frame 0 1280x720

Lamtumira rreth 3 muaj pas vrasjes, funerali i Shinzo Abe përçan japonezët, nderime dhe protesta

Publikuar më: 27/9/2022, ora 13:10

Me buqeta lulesh, lutje dhe një përshëndetje me 19 të shtëna me top, Japonia nderoi ish kryeministrin Shinzo Abe, në një funeral shtetëror. Por ceremonia e lamtumirës së fundit për 55-vjeçarin u shoqërua me polemika të shumta.

Kontestimi kryesor ishte për shpenzimet e mëdha për këtë funeral, plot 11 milionë euro. Peshojnë gjithashtu edhe lidhjet e familjarëve të politikanit të vrarë në korrik, me kishën kontroverse të unifikimit. Kjo nxiti qindra japonezë që të protestonin në Tokio, me sondazhet që treguan se 60 për qind e popullatës ishin kundër këtij funerali.

Në ceremoninë shtetërore të nderimeve, në qendër ishte vendosur hiri i Abes, ndërsa pas qëndronin imazhe të tij kur ushtronte detyrën si kryeministër.

Në këtë funeral ishin ftuar mbi 4 mijë personalitete nga Japonia, por edhe e mbarë bota si nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, kryeministri indian, Narendra Modi dhe figura të tjera.