Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Moti i keq, dalin jashtë funksionit dy akse rrugore në Fushë-Arrëz

Nga A2 CNN
27 Shtator 2022, 12:45 | Aktualitet

Për shkak të reshjeve të shumta dhe rrëshqitjes së dherave, dy akse rrugore në Fushë-Arrëz kanë dalë jashtë funksionit.

Në njësinë administrative Fierëz, është dëmtuar plotësisht rruga Stramë-Bugjon-Fierzë. Uji ka marrë përpara edhe urën e rrugës automobilistike, si dhe të gjitha urat këmbësore. Gjithashtu janë dëmtuar të gjitha rrugët lidhëse të fshatrave me rrugën nacionale.

Edhe rruga Stramë-Mërtur është dëmtuar totalisht dhe nuk është e kalueshme. Gjithashtu janë dëmtuar të gjitha rrugët lidhëse me fshatrat Berishë e Shopel. Nga reshjet janë dëmtuar edhe rrugët që lidhin njësinë administrative Iballë me fshatrat përreth.

Moti i keq ka dhe si pasojë reshjet e shumta të orëve të fundit kanë krijuar një situatë emergjente në zonën e Pukës. Sipas raportimeve në terren të A2 CNN, rezultojnë dëme të konsiderueshme në rrugët rurale, ura, kanale vaditëse. Më në detaj, në njësinë Administrative Qelëz, është dëmtuar totalisht rruga Qelëz-Ukth. Rrëshqitje masive regjistrohen në rrugën e Kabashit, në Memaj, në Buhot, në aksin Bicaj-Blinisht-Krovë. Dëmtime sinjalizohen në çatinë e shkollës në Gjegjan, aty ku rrugët rurale kanë pësuar rrëshqitje dhe shkarje.

Sipas Emergjencave Civile, në Tropojë ka probleme në furnizimin e banorëve me energji elektrike dhe po punohet për rikthimin e energjisë. Situata e motit është shoqëruar me reshje shiu. Nga informacionet e marra nga terreni, rezulton se rrugët nacionale janë të kalueshme normalisht. Nga kontraktorët vazhdon të punohet gjatë gjithë kohës për pastrimin e rrugëve për mbajtjen funksionale të tyre.

A2 CNN Livestream

Dita jonë