Përtej shifrave, turizmi mbetet kaotik dhe pa plan

Publikuar më: 27/9/2022, ora 12:51

Përtej shifrave, turizmi mbetet kaotik dhe pa plan

Publikuar më: 27/9/2022, ora 12:51

Turizmi kaloi një sezon të mirë, por nuk duhet të mjaftohemi me kaq. Shqipëria ka një sfidë përpara, për të mos u konsideruar si një destinacion vetëm për verën, por në 365 ditë të vitit.

Për ekspertët, qeveria ofron si analizë vetëm shifrat e hyrje-daljeve në kufi, një e dhënë që nuk tregon shumëçka.

Nga eksperienca e keqe e vitit 2021, këtë vit masat u përqendruan te pastërtia e plazheve dhe zonave turistike. Por, pa një plan, turizmi në vend vijon të mbetet kaotik. “Mungon një plan dhe një kalendar konkret”, thotë ekspertja Eva Kushova.

Organizata Botërore e Turizmit sugjeron orientimin nga turizmi i qëndrueshëm, që përfshin ndihmën ndaj shtresave në nevojë, mbrojtjen e natyrës dhe mbajtjen pastër të mjedisit.