Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Rrjedhje misterioze gazi, probleme në gazsjellësit rusë pranë Suedisë e Danimarkës

Nga A2 CNN
27 Shtator 2022, 13:14 | Bota
Rrjedhje misterioze gazi, probleme në gazsjellësit rusë

Vendet europiane nisën hetime për disa rrjedhje misterioze në dy gazësjellës të Rusisë që shtrihen poshtë detit Baltik pranë Suedisë dhe Danimarkës.

Stokholmi lëshoi një paralajmërim lidhur me tubacionet e Nord Stream 1 dhe Nord Stream dy, ndërsa Kopenhagen ka ngritur nivelin e alarmit ne sektorin energjetik.

Aktualisht, asnjëri prej tubacioneve nuk dërgon gaz për në Europë, por kanë qenë në qendër të një përplasjeje energjetike mes BE-së dhe Rusisë, gjë e cila rezultoi në rritjen e ndjeshme të çmimit të gazit.

Gazprom, kompania shtetërore ruse që menaxhon tubacionet, nuk ka komentuar këto zhvillime. Megjithatë një media gjermane, Tageshpiel, raporton se bëhet fjalë për një operacion të mirëfilltë sabotazhi të kryer nga vetë rusët me nëndetëse. Ndër motivet e dyshuara, qëndron përpjekja për të mos rihapur gazsjellësit dhe për të lënë Europën pa gaz, në një dimër që po parashikohet gjithnjë e më i vështirë për miliona njerëz.

A2 CNN Livestream

Dita jonë