Sulmet kibernetike, a vijon policia të ketë probleme me TIMS dhe të dhënat e saj?

Publikuar më: 27/9/2022, ora 16:12

Sulmet kibernetike, a vijon policia të ketë probleme me TIMS dhe të dhënat e saj?

Publikuar më: 27/9/2022, ora 16:12

Raporti përmbledhësi Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit mbi sulmet e hakerave iranianë konkludoi se tentativa kriminale për fshirjen e të dhënave të qytetarëve shqiptarëve dështoi. Të pyetur nga A2 CNN ky institucion tha zyrtarisht se sulmi i korrikut nuk ka lidhje me sulmet ndaj Policisë së Shtetit të kryera në shtator pasi janë sisteme dhe rrjete kompjuterike të ndryshme.

Në disa prej videove të publikuara nga hakerat iranianë tregohet se si në pikat doganore sistemi TIMS është bllokuar në datën 4 shtator. Për ekspertët sulmet e këtyre grupeve nuk kanë përfunduar. Sistemi TIMS, sipas grupeve të sigurisë kibernetike është prekur dhe në nivele të tjera. Edmond Licaj thotë se kanë qenë ekspertë vendas ata që kane bërë të mundur rikuperimin e sistemeve digjitale ndërsa papërgjegjshmëria institucionale vijon edhe sot.

Sulmet kibernetike të kryera drejt 2 infrastrukturave të veçanta thuhet në njoftimin për shtyp të AKSHI-t, të përbashkët kanë vetëm metodologjinë e tij dhe atribuimin e aktorëve kërcënues. “Sulmi i datës 15 korrik me atë të 9 shtatorit janë sulme të ndryshme, vektorët e shfrytëzuar dhe kohëzgjatja e tyre janë po ashtu të ndryshëm”. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit kujdeset të thotë dhe se ekipi i saj fton qytetarët shqiptarë të mos bien pre e asnjë spekulimi mediatik apo politik mbi të dhënat e tyre por të kenë besim në institucionet e shtetit shqiptar në bashkëpunim me partnerët më të mëdhenj perëndimore.