Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

“Të shokuar”, Cikalleshi: Për të ndryshuar kombëtarja, edhe mund të largohem

Nga A2 CNN
27 Shtator 2022, 23:17 | Futboll
“Të shokuar”, Cikalleshi: Për të ndryshuar

Sokol Cikalleshi u shpreh pas barazimit 1-1 me Islandën se për të ndryshuar kombëtarja, ai është gati edhe të largohet nëse kjo do të ishte zgjidhje.

“Nuk ka mundësi, jemi të shokuar, nuk e di. Të pësojmë gol në minutën e fundit, është një moment “JO”, përballë një ekipi me 10 veta. I kërkojmë ndjesë gjithë shqiptarëve, përgjegjësia është e jona. Jemi në një moment që gjërat duhet të ndryshojnë, se kush dhe çfarë duhet të ndryshojnë janë njerëz përkatës.

Golat në minutat e fundit janë një sëmundje e vjetër. Unë sot kisha shiritin e kapitenit për herë të parë në krah, unë mbaj përgjegjësinë. Jam shumë dakord, që për të ndryshuar gjërat të mos jem pjesë e Kombëtares. Dua që të gjithë të ndihen të lumtur kur të shikojnë kombëtaren jo në këtë pikë. Ne kemi punuar për t’i bërë gjërat siç duhet, rezultatet tregojnë shumë, lenë për të dëshiruar. Unë i marr përgjegjësitë e mia, Kombëtarja duhet të ndryshojë, nuk mund të vazhdojmë gjithmonë kështu”, u shpreh Cikalleshi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë