Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Vuçiç do i përgjigjet ashpër Brukselit, eurodeputetët: Të ndalet procesi i pranimit të Serbisë në BE

Nga A2 CNN
27 Shtator 2022, 14:08 | Ballkani
Vuçiç do i përgjigjet ashpër Brukselit,

Bashkimi Europian nuk mund të vazhdojë negociatat e pranimit me Serbinë, nëse ky shtet nuk respekton sanksionet kundër Rusisë.

Ky është kushti i kërkuar nga socialdemokratët, grupi i dytë më i madh në Parlamentin Europian, si kundërpërgjigje e Brukselit ndaj Beogradit, për të dënuar ujdinë e fundit me Moskën.

Por duket se as ky presion nuk po pengon afrimin e mëtejshëm të Serbisë me Rusinë, dy vende që u pajtuan në Nju-Jork që të shtonin takimet konsultuese dhe bashkëpunimin në politikën e jashtme.

https://a2news.com/2022/09/24/serbia-nenshkruan-marreveshje-me-rusine-kurti-kjo-duhet-te-alarmoje-perendimin/

Presidenti, Aleksandër Vuçiç, në emër të Serbisë ka përgatitur një përgjigje të prerë dhe të ashpër ndaj administratës së Brukselit. Këtë e raporton “Novosti” që saktëson se përgjigjja do të bëhet e ditur brenda 72 orëve.

https://a2news.com/2022/09/26/shba-kerkon-shpjegime-be-kritikon-afrimin-e-serbine-me-rusine-integrimi-ne-pikepyetje/

Reagimi i tij do të përqendrohet kryesisht kundër qëndrimit të BE-së, të njoftuar nga zëdhënësi Peter Stano, me të cilin vihej në dyshim aspirata e Serbisë për t’ju bashkuar bllokut. Në fjalën e tij, Vuçiç pritet që të vazhdojë retorikën kundër Kosovës dhe krahasimin e asaj që po ndodh mes Ukrainës dhe Rusisë, me situatën mes Serbisë dhe Kosovës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë