Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

E drejta e informimit, Dervishi: Dokumentet zyrtare janë publike, nuk duhet t’i fshihen qytetarëve

Nga A2 CNN
28 Shtator 2022, 16:29 | Aktualitet
E drejta e informimit, Dervishi: Dokumentet zyrtare janë publike, nuk duhet

Çdo dokument zyrtar duhet të jetë dhe publik. E drejta e informimit është themelore për çdo qytetarë dhe ata e kanë në dorë si një mjet për të kërkuar llogari.

Mesazhi ndërgjegjësues u përcoll nga komisioneri Besnik Dervishi në një takim me gjimnazistë të Tiranës. 

“Çdo gjë që është zyrtare, pikërisht se është zyrtare duhet të jetë publike dhe kjo është kultura që duhet të na dominojë, kjo është kultura që duhet të dominojë qytetarët në radhë të parë për të kërkuar të drejtën e tyre, por ta përdorur edhe si instrument për të kërkuar llogari”, tha Dervishi. 

Por Shqipëria nuk shquhet si një vend ku marrëdhënia e qytetarëve apo medias me shtetin shkon ndjek parashikimet ligjore për marrje informacioni. Në ditën ndërkombëtare të kësaj të drejte, Komisioneri thotë se rastet nuk janë të pakta

“Nuk duhet t’i shkojë në mendje asnjë zyrtari publik që t’i përgjigjet një qytetari që kjo nuk është puna jote nuk ke pse ta dish. Jo! Në radhë të parë duhet ta dijë qytetari dhe ai që është mbrapa një tavoline është shërbëtor i një qytetari”, shtoi Dervishi.

Në vitin 2021 pranë zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit janë trajtuar rreth 1 mijë ankesa nga qytetarët për mosmarrje informacioni nga institucionet publike.

A2 CNN Livestream

Dita jonë