Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Fasha e energjisë, Angjeli: Rritja e çmimit të bëhet në mënyrë progresive

Nga A2 CNN
28 Shtator 2022, 22:17 | Ekonomi
Fasha e energjisë, Angjeli: Rritja e çmimit të bëhet

Ish ministri Anastas Angjeli foli në A2 Business dhe për çështjen e krizës energjetike që po përballet vendi ynë dhe rritjen e çmimit të energjisë për konsumatorët nëse kalojnë fashën e 800 kW.

Sipas Angjelit, është mirë që pas tremujorit të parë të aplikimit të këtyre tarifave të reja të rishikohet paketa dhe të aplikohet një çmim progresiv me fasha.

Mendoj që qeveria ndërmori një paketë antikrizë e cila mund të thuhet që ka prekur të gjitha plagët që ka shkaktuar kriza, por që duhet mbajtur vigjilenca pasi kriza evoluon. Një drejtim kryesor është menaxhimi sa më i mirë i krizës energjetike. Kjo edhe nëpërmjet politikës së reformimit të çmimi e cila tashmë hyn në fuqi, por do të sugjeroja që në fund të tremujorit kur të rishikohet paketa, padyshim që mund të rishikohet dhe reforma e çmimit mbi 800 kW, ku mund të përdoret tarifë ose çmim progresiv duke vendosur fashat për të.

https://a2news.com/2022/09/28/te-ardhurat-jane-rritur-me-shume-se-inflacioni-ministrja-pritet-ngadalesim-i-rritjes-ekonomike-por-jo-recesion/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani