Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Florida përballë ‘egërsisë’ së Ian, uragani sjell shkatërrim

Nga A2 CNN
28 Shtator 2022, 19:35 | Bota

Përmbytje, shkatërrim dhe reshje të dendura shiu solli uragani Ian në brigjet juglindore të Floridas, duke ngritur autoritetet në alarm, ndonëse ishin përgatitur më herët.

Stuhia e kategorisë së 4, mbërriti në Gjirin e Tampës me erëra deri në 250 km në orë, pasi kishte lënë pa drita Kubën, të cilën e goditi më herët.

Sipërfaqe të mëdha në Fort Myers, Naples dhe ishullin Sanibell tashmë janë nën ujë, ndërkohë që plazhi i Fort Myers është zhdukur përkohësisht.

Shërbimi Kombëtar i Motit parashikon se uragani do të forcohet në orët në vijim duke thënë se pasojat pritet të jenë shkatërrimtare.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani