Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Nuk kanë mundësi as për t'i vjelë, fermerët e frutikulturës pa treg, drejt falimentimit

Nga A2 CNN
28 Shtator 2022, 12:58 | Ekonomi
Nuk kanë mundësi as për t'i vjelë, fermerët e

Fermerët e frutikulturës po përjetojnë momente të vështira ekonomike. Prodhimin e kanë të bollshëm, por edhe këtë vit vuajnë mungesën e tregut. Teksa çmimet nuk justifikojnë as një pjesë të shpenzimeve. Në Dvoran të Korçës, tregtarët e mollëve shprehen se prodhimi i tyre është i destinuar të kalbet ashtu si vitin e kaluar.

“Tregu është zero, jemi me frikë të madhe sepse kemi hedhur shumë lekë”, thonë ata.  

Një tjetër problem këtë vit janë dhomat frigoriferike. Ato nuk po marrin më mollë për t’i ruajtur nga frika se mungesa e energjisë do të kalbë prodhimin.

Thuajse e njëjta situatë është edhe më fermerët e Vreshtanit në Elbasan, të cilët njihen për kultivimin e rrushit. Vreshtat kane mbetur pa u vjelë dhe rrushi po kalbet.

Duket se kanë hequr dorë dhe së ankuari të autoritetet lokale dhe qendrore për ndihmë. Kërkesat nuk marrin zgjidhje, ndërsa emigrimi e bën të afërt ditën kur tokat do të mbeten pa punuar. “Tokat do të mbeten pa punuar, të gjithë të rinjtë po ikin”, thonë ata.

A2 CNN Livestream

Dita jonë