Paketa e tetë e sanksioneve, Von der Leyen: Rusia do të humbasë 7 miliardë euro të ardhura

Publikuar më: 28/9/2022, ora 22:58
vladimir putin dimer 1052x720

Paketa e tetë e sanksioneve, Von der Leyen: Rusia do të humbasë 7 miliardë euro të ardhura

Publikuar më: 28/9/2022, ora 22:58

Bashkimi Europian prezantoi paketën e shtatë të sanksioneve kundër Rusisë, e cila do t’i kushtojë plot 7 miliardë euro në të ardhura.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, sqaroi se në masat e reja ndëshkuese, do të zgjerohet lista e produkteve ruse që nuk mund të eksportohen në Rusi.

“Objektivi është të privojmë ushtrinë e Kremlinit nga zotërimi I teknologjive të rëndësishme”, u shpreh zyrtarja e lartë, duke nënvizuar se ky do të jetë reagimi i Unionit ndaj përpjekjeve të Rusisë për aneksimin e 4 rajoneve të Ukrainës.

Sakaq, Komisioni Europian, në paketën e re ndëshkuese, propozon që në listën e zezë të përfshihen dhe individë apo entitete, jo domosdoshmërisht rusë, të cilët ndihmojnë në shmangien e sanksioneve.