“Të ardhurat janë rritur më shumë se inflacioni”, ministrja: Pritet ngadalësim i rritjes ekonomike, por jo recesion

Publikuar më: 28/9/2022, ora 21:07

“Të ardhurat janë rritur më shumë se inflacioni”, ministrja: Pritet ngadalësim i rritjes ekonomike, por jo recesion

Publikuar më: 28/9/2022, ora 21:07

Çfarë rrezikon Shqipëria nga situata e krijuar në Europë? Nga recesioni që pritet të godasë partnerin tonë kryesor tregtar, por edhe atë të investimeve, njëherazi vendet ku jetojnë dhe punojnë pjesa dërrmuese e emigrantëve shqiptarë?

Për këto çështje foli në A2 Business ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, e cila u shpreh se për këtë vit parashikohet një rritje më e madhe se 3,2 përqind. Ndërkohë, ministrja theksoi se për vitin e ardhshëm parashikohet një ngadalësim i rritjes ekonomike, por jo recesion.

Ibrahimaj u shpreh se për periudhën janar-gusht kemi pasur një rritje të të ardhurave ndjeshëm më të lartë se rritja e inflacionit.

“Ekonomia shqiptare është ende duke performuar mirë. Shifrat paraprake për tremujorin e dytë dhe të tretë tregojnë një vijim të rritjes ekonomike. Në vitin 2022 synojmë të kemi një rritje 3,2 përqind, por gjasat janë që kjo rritje të jetë edhe më e madhe. Në periudhën janar-gusht, kemi pasur një rritje të të ardhurave ndjeshëm më të lartë se rritja e inflacionit. Ndërkohë që kemi pasiguri që lidhen me të ardhmen.

Sigurisht që Shqipëria nuk është një ishull dhe bashkëvepron me ekonominë botërore, por pritshmëritë tona janë në kahun pozitiv. Ne presim ngadalësim të rritjes ekonomike, por nuk presim recesion”, tha Ibrahimaj.