Vrasja e Pjerin Xhuvanit, shtyhet për herë të pestë gjyqi për Paplekajn: “Policia nuk e shoqëroi”

Publikuar më: 28/9/2022, ora 11:20
paplekaj

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, shtyhet për herë të pestë gjyqi për Paplekajn: “Policia nuk e shoqëroi”

Publikuar më: 28/9/2022, ora 11:20

Shtyhet për herë të pestë seanca në ngarkim e Arbër Paplekës, dy ish-drejtorëve të policisë, Niko Palla dhe Albert Nushi, dhe 6 efektivëve të policisë “Shqiponja”.

Seanca është shtyrë për shkak të mosshoqërimit të Paplekës në seancë.

“Arbri (Papleka) ka dashur të jetë sot në seancë, por toga nuk e ka shoqëruar. Kanë thënë që nuk kishin kapacitete për ta shoqëruar”, tha avokati i Paplekajt. Seanca e radhës është vendosur për në datën 30 shtator.

Vrasja në Elbasan, që ndodhi pak ditë para zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2021, shkaktoi reagime të shumta dhe akuza të ndërsjella nga ana e politikës. Partia Demokratike akuzoi socialistët që po blinin vota për të fituar zgjedhjet, ndërsa shumica akuzoi opozitën se kishte ngritur një grup të armatosur për ta përdorur para dhe gjatë zgjedhjeve. Viktima Pjerin Xhuvani është akuzuar më parë nga Partia Demokratike si organizator i përplasjes me simpatizantët e PD-së në Ditën e Verës në datën 14 mars.