44 të infektuar nga koronavirusi në 24 orë, 5 të shtruar në spital

Nga A2 CNN
29 Shtator 2022, 17:25 | Aktualitet
44 të infektuar nga koronavirusi në 24 orë, 5 të shtruar

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 44 persona të tjerë kanë rezultuar të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit, nga 608 testime të kryera.

Fatmirësisht prej disa ditësh në vendin tonë nuk raportohen viktima për shkak të virusit vdekjeprurës.

Aktualisht 509 persona të tjerë janë ende aktivë me covid, ndërkohë që në spital po marrin trajtim 5 pacientë.

Njoftimi i Ministrisë

Ministria e Shëndetësisë: 608 testime, 44 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 47 të shëruar në 24 orët e fundit

29 Shtator 2022 – Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 608 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 44 qytetarë, në këto bashki:

19 në Tiranë, 4 në Gjirokastër, 3 në Sarandë, nga 2 qytetarë në Kurbin, Durrës, Vlorë, nga 1 qytetarë në Kukës, Lezhë, Dibër, Mat, Klos, Fier, Roskovec, Mallakastër, Delvinë, Përmet, Skrapar, Gramsh.

Janë 509 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sa

Janë shëruar 47 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 326,929 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (29 Shtator 2022)

Raste të reja ditore                44

Të shëruar në 24 orë             47

Të shtruar në spitale             5

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                     608

Testime totale                   1,980,826

Raste pozitive                      331,027

Raste të shëruara                  326,929

Raste Aktive                             509

Humbje jete                              3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    253

Elbasan                   49

Fier                           43

Vlorë                         37

Durrës                     27

Dibër                           22

Lezhë                        17

Gjirokastër                17

Korçë                         15

Shkodër                 12

Berat                           11

Kukës                          6

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi