Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Ministri i jashtëm çek në Kosovë: Presim që liberalizimi të finalizohet brenda këtij viti

Nga A2 CNN
29 Shtator 2022, 14:17 | Kosova
Ministri i jashtëm çek në Kosovë: Presim që

Çekia beson se procesi I liberalizimit të vizave për Kosovën do të finalizohet brenda mandatit 6-mujor të udhëheqjes së saj në BE. Këtë e tha ministri i Jashtëm Jan Lipavsky, pas takimi me zëvendëskryeministrin e Kosovës Besnik Bislimi në Prishtinë. Presidenca çeke e përfundon mandatin në krye të Bashkimit Evropian më 31 dhjetor të këtij viti.

 “Bashkimi Evropian do të rishikojë shumë shpejt aspektet teknike dhe unë shpresoj shumë që Presidenca çeke do të arrijë deri te një marrëveshje, dhe Kosova do të ketë liberalizim të vizave. Është shumë e vështirë të parashikojmë datën. Pritjet e mia për vendimin janë shumë të larta, dhe kjo është pjesë e agjendës sime politike”, deklaroi ministri çek.

Lipavsky tha se ka kontaktuar me disa zyrtarë nga Holanda për këtë çështje dhe se janë pajtuar që të analizohen çështjet teknike dhe më pas ato politike. Holanda dhe Franca janë dy prej vendeve anëtare të BE-së që kanë qenë skeptike për liberalizimin.

Duke iu referuar  kur çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën do të jetë në rend të ditës në takimin e grupit punues të Këshillit Evropian, Bislimi ka thënë se kjo do te jetë vetëm nisja e procesit.

“Ky është hap i rëndësishëm, por jo përfundimtar për liberalizim të vizave. Janë edhe pesë procedura, por ne kemi besim të plotë që Republika Çeke do ta shtyjë përpara këtë proces përgjatë presidencës së saj”, shtoi ai.

Gjatë konferencës, ministri Lipavsky tha se Republika Çeke përkrah plotësisht përpjekjet e të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë- Serbi, Mirosllav Lajçak, në mënyrë që palët të arrijnë te normalizimi i marrëdhënieve fqinjësore.

Zëvendëskryeministri Bislimi ka thënë se Kosova ka qasje konstruktive ndaj dialogut dhe se është e gatshme që të ofrojë “propozime, ide dhe zgjidhje që çojnë në normalizim të plotë”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani