Pagat në administratë, rritjen për krizën e përfitojnë drejtorët dhe kryeministria

Publikuar më: 29/9/2022, ora 23:34

Pagat në administratë, rritjen për krizën e përfitojnë drejtorët dhe kryeministria

Publikuar më: 29/9/2022, ora 23:34

Pavarësisht se qeveria njoftoi rritje të pagave në administratën publike, ata që do të përfitojnë vërtetë janë drejtorët dhe specialistët në shumë pak institucione.

Si masë në paketën e rezistencës sociale, qeveria njoftoi më 8 shtator, për rritjen e pagave me 7% për 41 mijë nëpunës publikë. Konkretisht për Policinë e Shtetit rritja është 5560 lekë në muaj, për policinë e burgjeve10,548 lekë në muaj, ndërsa 20 mijë punonjës të tjerë do të përfitonin rreth 5,000 lekë.

Tashmë me vendimin e datës 28 shtator, të publikuar në fletoren zyrtare, u njoftua se cilët janë këta punonjës të tjerë të administratës.

Rritja e pagave do të prekë kryesisht drejtoret dhe specialistët e sektorëve të ndryshëm në Kryeministri, në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, në Ministrinë e Financave, në Ministrinë e Drejtësisë, në Departamentin e administratës publike dhe në Agjencinë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës.

Shtesë mbi pagë kanë marrë edhe të punësuarit në Sektorin e Helikopterëve të Repartit Special RENEA. Pas kërkesave të vazhdueshme, do të ketë një shtesë edhe në pagën e trupës së teatrit kombëtar, teatrit të Kukullave, në Qendrën Kombëtare të Kulturës për Fëmijë, Teatrin Kombëtar të Komedisë dhe Cirkun Kombëtar.