Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

“Shqetësime serioze”, BE për A2 CNN: Do të vijojmë konsultimet për rishikimin e amnistisë fiskale

Nga A2 CNN
29 Shtator 2022, 13:01 | Politikë
“Shqetësime serioze”, BE për A2 CNN: Do të

Në përgjigje të interesimit të A2 CNN në lidhje me qëndrimin e delegacionit të Bashkimit Europian, pas takimit të sotëm të ambasadores me eksponentë të qeverisë dhe mazhorancës mbi projektligjin për aministinë fiskale, delegacioni dha këtë përgjigje: “BE ka shqetësime serioze rreth draftit aktual të ligjit të amnistisë fiskale. Ne do të vazhdojmë konsultimet me autoritetet përkatëse të qeverisë për të rishikuar këtë legjislacion”.

Ambasadorë të vendeve të BE-së, ajo e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim dhe ai i Mbretërisë së Bashkuar, Alastair King-Smith, zhvilluan një takim në vilën qeveritare me kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe ministren e Financave, Delina Ibrahimaj.

Takimi ishte parashikuar të mbahej në praninë e kryeministrit Edi Rama, i cili për arsye të paqarta ka marrë pjesë në një tjetër aktivitet.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani