Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Amnistia fiskale, Kadia: Nuk jemi në përplasje me Bashkimin Europian

Nga A2 CNN
30 Shtator 2022, 09:21 | Ekonomi
Amnistia fiskale, Kadia: Nuk jemi në përplasje me Bashkimin Europian

Zv/ministri i Financave dhe Ekonomisë, Besart Kadia, i ftuar në studion e "Dita Jonë", në A2 CNN, deklaroi se amnistia fiskale është instrument "që përdoret nga administrata tatimore ose nga një shtet për të adresuar disa problematika të vetat" dhe shtoi se qeveria nuk është në "përplasje" me Bashkimin Europian për këtë projektligj.

“Të mos harrojmë që amnistia fiskale është një praktikë që nuk është shpikur në Shqipëri dhe nuk është hera e parë që diskutohet për të në vendin tonë. Nuk ka të bëjë me kahe politike, por është një ndër instrumentet që përdoret nga administrata tatimore ose nga një shtet për të adresuar disa problematika të vetat. Që nga rënia e komunizmit, ka shumë shqiptarë që kanë emigruar në mënyrë informale. Pasuria që kanë krijuar ndër vite, mund të deklarojnë deri në 2 milionë euro”, u shpreh Kadia.

Kur u pyet për shqetësimin se mes këtyre parave mund të legalizohen edhe ato që vijnë nga krimi i organizuar, Kadia u përgjigj: “Për çdo ligj apo për çdo sistem të ri, përfitojnë edhe njerëz që nuk duhet të përfitonin. Mund të ndodhë edhe në këtë rast, nuk është plotësisht e shmangshme. Por, për shkak të një përqindjeje të vogël, të mos bëhet një gjë që është për të gjithë qytetarët e Shqipërisë. Nuk besoj se ata që merren me punë të pista, të kenë aq dëshirë që të futen në sistem. Nuk jemi në përplasje me BE-në, pasi është një praktikë që është bërë edhe nga shtete të BE-së. Ata po japin këshilla”.

Në përgjigje të interesimit të A2 CNN në lidhje me qëndrimin e delegacionit të Bashkimit Europian, pas takimit të sotëm të ambasadores me eksponentë të qeverisë dhe mazhorancës mbi projektligjin për aministinë fiskale, delegacioni dha këtë përgjigje: “BE-ja ka shqetësime serioze rreth draftit aktual të ligjit të amnistisë fiskale. Ne do të vazhdojmë konsultimet me autoritetet përkatëse të qeverisë për të rishikuar këtë legjislacion”.

https://a2news.com/2022/09/29/shqetesime-serioze-be-per-a2-cnn-do-te-vijojme-konsultimet-per-rishikimin-e-amnistise-fiskale/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani