Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Berisha për instalacionet në kryeministri: 4 milionë euro për arka druri me vazo, t’i çojë në Surrel

Nga A2 CNN
30 Shtator 2022, 12:38 | Politikë
Berisha për instalacionet në kryeministri: 4 milionë euro

Kreu i PD-së Sali Berisha ka ironizuar edhe njëherë sipërmarrjen e qeverisë shqiptare për instalimin e disa satelitëve, kryesisht në funksion civil, por edhe instalacionet artistike që parashikohen në ambientet e kryeministrisë.

Sipas tij, “Edi Rama, pasi i vjedh qytetarët e këtij vendi në mënyrë të pangopur, ka filluar t’i tallë me përçmim. Një akt i tillë është qëndrimi i tij ndaj shpenzimeve dhe vjedhjeve të fundit me dy projekte, me projektin e instalimit në oborrin e kryeministrisë prej 4 milionë eurosh të arkave të drurit me vazo, një akt që kurrë një zyrtar nuk mund t’ia lejonte vetes. Atë instilacion ta marrë ta çojë në Surrel”.

https://a2news.com/2022/09/29/si-nuk-i-pashe-ndertimet-pa-leje-rama-drejtesia-hallka-e-dobet/

Sa për kontratën e satelitëve, Berisha nënvizoi se “ai u tha shqiptarëve se satelitët më duhen se nuk kanë kushërinj, halla apo teze, që të fshehin kullat. Sipas tij, nga qielli, 14 kate pa leje të njërës prej tyre, duken më mirë se nga distanca apo nga rruga, qindra metra larg. Ky është një akt i papërgjegjshëm, me të cilin Edi Rama kërkon të mbulojë vjedhjet që bën”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë