Çfarë e mban në këmbë ekonominë? Zhilla: Kemi një para jolegjitime që synon të materializohet përmes ndërtimeve

Publikuar më: 30/9/2022, ora 20:59

Çfarë e mban në këmbë ekonominë? Zhilla: Kemi një para jolegjitime që synon të materializohet përmes ndërtimeve

Publikuar më: 30/9/2022, ora 20:59

Studiuesi për çështjet e krimit të organizuar, Fabian Zhilla ishte i ftuar në A2 Business ku foli rreth temës se kush e mban në këmbë ekonominë shqiptare.

Zhilla u shpreh se në treg ka një para jolegjitime që synon të materializohet dhe në Shqipëri kjo po bëhet përmes ndërtimit dhe jo në bazë të forcës së tregut. Në këtë mënyrë sipas tij po dëmtohet dhe konkurrenca pasi nuk po luftohet informaliteti.

“Ekonomia që po lulëzon më shumë është ekonomia e ndërtimit. Kjo kryesisht në qytetet më të mëdha. Kjo tregon se nuk po prodhojmë. Jemi në një industri që nuk prodhon dhe nuk hap tregje. Kemi një para jolegjitime që synon të materializohet. Por nuk është një para që vjen nga tregu I lirë se do të kishim më shumë investime në rrethe më të vogla. Roli i shtetit është të luftojë informalitetin dhe duke mos luftuar informalitetin ti dëmton konkurrencën, pra investitori nuk futet dot në treg se ka një para artificiale që nuk bazohet në forcën e tregut dhe kjo tërheq tek investimi dhe paratë e ligjshme. Jemi në një treg që nuk është i diversifikuar”, tha Zhilla.