Ish-ministri i Ekonomisë: Buxheti financohet me borxh në pjesën më të madhe, do ta ndjejnë gjeneratat

Publikuar më: 30/9/2022, ora 20:37

Ish-ministri i Ekonomisë: Buxheti financohet me borxh në pjesën më të madhe, do ta ndjejnë gjeneratat

Publikuar më: 30/9/2022, ora 20:37

Efektet e krizës europiane kanë filluar të materializohen në ekonominë tonë. Instituti i Statistikave raportoi sot se rritja ekonomike është ngadalësuar në tremujorin e dytë të këtij viti, duke qenë vetëm 2.23%. Një rritje që mbetet pozitive, teksa vendet e tjera të Europës rrezikojnë recesionin. E në fakt, ekonomia shqiptare është goditur nga disa kriza të njëpasnjëshme, së fundmi tërmeti, pandemia e tani kriza e çmimeve dhe ajo e energjisë. Por pavarësisht goditjeve, që të forta kanë qenë edhe më herët, ekonomia jonë ia ka dalë të qëndrojë në këmbë. Si është e mundur kjo? Për këtë u diskutua këtë të premte në A2 Business.

Ish-ministri i Ekonomisë, Zef Preçi, u shpreh se buxheti i shtetit në pjesën më të madhe të tij financohet me borxh dhe këtë do ta ndjejnë gjeneratat e ardhshme.

“Pesha specifike, më shumë se ¾ e sektorit privat, ka krijuar mundësinë që aftësia adoptuese, qoftë ndaj krizave, qoftë ndaj keqqeverisjes, arbitraritetit, kjo shkarkon te sektori privat. Në 3 dekada është ndërtuar klasa e mesme ku përplasen të gjitha politikat që ndiqen, si për mirë, ashtu edhe për keq, si këto që analizojmë.

Përtej buxhetit të shtetit, i cili në pjesë të madhe financohet me borxh dhe këtë do ta ndjejnë gjeneratat e ardhshme. Sot është e lehtë të flasësh, u nënshkrua një marrëveshje dhe nuk ka asnjë gjurmë. Askush nuk sheh impaktin që ka rritja e borxhit, por ndihmon vetëm për të kaluar momentin.

Klasa e mesme është një amortizator i politikave publike, duke marrë parasysh borxhin publik, duke bërë një analizë në një hark kohor më të mëdha, ka luajtur një rol të rëndësishëm”, u shpreh Preçi.