Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Ishin përhapur në rrjet dyshimet për grusht shteti, Xi Jinping del në publik

Nga A2 CNN
30 Shtator 2022, 12:19 | Bota

Hashtagu “Chinacoup” u bë viral javës së kaluar në Twitter. Termi kishte si domethënie dyshimet, disi pa prova, për një grusht shteti të kamufluar në Kinë, kundër pushtetit të liderit Xi Jinping.

I vetmi argument konkret për këto hipoteza ishte mungesa e daljeve zyrtare të presidentit kinez prej 16 shtatorit, kur Xi Jinping ishte kthyer nga Samarkanda e Uzbekistanit ku mori pjesë në një forum rajonal, ngjarje e mbuluar gjerësisht nga mediat botërore për shkak të takimit midis tij dhe presidentit rus Vladimir Putin dhe qasjes së ftohtë ndaj iniciativës ruse në Ukrainë.

Nga ai moment, presidenti kinez ishte zhdukur nga mediat, si dhe nga çdo aktivitet zyrtar. Në rrjetet sociale perëndimore, kishin filluar të qarkullonin lajme për një grusht shteti, madje disa pamje tregonin qindra tanke dhe mjete të blinduara që i drejtoheshin kryeqytetit Pekin.

Qasja shumë e rezervuar e çdo komunikimi zyrtar në Kinë, ku lajme të tilla nuk komentohen dhe si pasojë as nuk përgënjeshtrohen, e zgjati disa ditë këtë dyshim.

Por ditën e enjte Xi Jinping doli në publik, në ambientet e Pallatit të Ekspozitave në Pekin, i shoqëruar madje nga kryeministri Li Keqiang dhe anëtarë të tjerë të Byrosë Politike. Me shumë gjasa presidenti ka respektuar thjesht protokollin anti-covid që çdo shtetas kinez duhet të ndjekë kur udhëton jashtë shtetit, që parashikon shtatë ditë karantinë në hotel, dhe tri ditë në shtëpi.  

https://a2news.com/2022/05/13/keqmenaxhimi-i-pandemise-mund-ti-kushtoje-vendin-liderit-kinez-xi-jinping-gati-pasardhesi/

Një dalje ndoshta e panevojshme me aq pompozitet për një ekspozitë të thjeshtë, por që ishte ndërtuar pikërisht për të përgënjeshtruar në mënyrë indirekte çdo tension mes palëve që dominojnë vendin komunist.

Për më shumë, një lajm për grusht shteti nuk do të ishte marrë parasysh, po të kishte ndodhur në një periudhë tjetër, por Kina po përgatitet për Kongresin e 20-të të Partisë Komuniste, më 16 tetor, që me çdo gjasë do të shënojë mandatin e tretë të Xi Jinping, diçka që do të thyejë traditën e dy mandateve të paraardhësve të tij, por që mund të tregojë edhe marrëdhëniet midis fraksioneve të ndryshme brenda partisë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani