Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Konflikt mes adoleshentësh në Tepelenë, arrestohet me armë dhe kanabis 17-vjeçari

Nga A2 CNN
30 Shtator 2022, 18:29 | Kronikë
Konflikt mes adoleshentësh në Tepelenë, arrestohet me armë

Policia e Tepelenës ka vënë në pranga një 17-vjeçar pasi është kapur me armë zjarri dhe kanabis.

Policia bën të ditur se ka reaguar pas marrjes së një telefonate se në lagjen "15 Shtatori", Tepelenë, një shtetas qarkullonte me armë zjarri.

“Menjëherë pas marrjes së njoftimit, falë ndërhyrjes së menjëhershme dhe profesionale të shërbimeve të Policisë, është bërë e mundur kapja dhe neutralizimi  i shtetasit R. H., 17 vjeç, banues në Tepelenë, si dhe sekuestrimi i armës së zjarrit automatik që ai mbante me vete.

Ky shtetas, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, me tre bashkëmoshatarë, është larguar, ka marrë një armë zjarri dhe më pas është rikthyer në vendin e konfliktit.  

Falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve policore është kapur dhe shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, shtetasi R. H., i cili në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në banesën e shtetasit R. H., u gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa”, njofton policia.

A2 CNN Livestream

Dita jonë