Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Ndërtimet pa leje, pezullohet shefi i Komisariatit nr.1 në Tiranë

Nga A2 CNN
30 Shtator 2022, 13:23 | Kronikë
Ndërtimet pa leje, pezullohet shefi i Komisariatit nr.1 në Tiranë

Pezullohet nga detyra shefi i Komisariatit nr.1 në Tiranë, Bujar Mehmeti, për shkak të ndërtimeve pa leje.

Bashkë me të, është pezulluar nga detyra edhe shefi i Postës policore në Farkë Flamur Sula. Përgjegjësive nuk i kanë shpëtuar as nënkomisar Alban Ramaj dhe inspektori Nazmi Karreçi.

https://a2news.com/2022/09/29/sekuestrohen-4646-metra-pa-leje-ne-qender-te-tiranes-rama-drejtesia-e-shitur-ky-eshte-vetem-akti-i-pare/

Pezullimet i vijnë pas zbulimit të pallatit 8-katësh pa leje në zonën e Liqenit të Thatë, por edhe deklaratave të kryeministrit për ndërtimet pa leje.

Sipas burimeve të A2 CNN, Agjencia e mbikëqyrjes policore ka vendosur 30 ditë pezullim.

https://a2news.com/2022/09/29/si-nuk-i-pashe-ndertimet-pa-leje-rama-drejtesia-hallka-e-dobet/

A2 CNN Livestream

Dita jonë