Ngadalësohet ekonomia, çmimet e larta po kthejnë përmbys skenarin për zgjerim

Publikuar më: 30/9/2022, ora 16:33

Ngadalësohet ekonomia, çmimet e larta po kthejnë përmbys skenarin për zgjerim

Publikuar më: 30/9/2022, ora 16:33

Larg pritshmërive të fillimvitit, çmimet e larta po kthejnë përmbys skenarin për zgjerim të konsiderueshëm të ekonomisë së vendit. Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se rritja ekonomike në harkun e muajve prill-qershor ishte vetëm 2,23 për qind nga gati 6 për qind në periudhën janar-mars të këtij viti.

Edhe duke e krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, rritja ekonomike në tremujorin e dytë ishte më e ulët, megjithatë më e lartë se në vitet 2019 e 2020.

“Shkaqet mund të jenë të gjitha lëvizjet drastike të çmimeve, që vijnë nga faktorë të ndryshëm”, thotë eksperti i ekonomisë, Selim Blliku. “Por edhe disa sektorë specifikë”.

Tregtia, transporti, akomodimi si pasojë e turizmit, pasuritë e paluajtshme, bujqësia e peshkimi, me gjithë krizën nëpër këmbë arritën sipas INSTAT të vijonin të kontribuonin në ekonomi. Nga ana tjetër, ndërtimi, industria nxjerrëse përfshirë energjinë, arsimi, shëndetësia e aktivitete e tjera të luksi pësuan tkurrje duke paralajmëruar për kohë të vështira në horizont.

Tkurrjen e mëtejshme të rritjes ekonomike e paralajmëroi më herët edhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, që në analizën e saj për këtë dhe vitin e ardhshëm nuk do ta kalojë nivelin tre për qind.