Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Paratë ruse në PD, Ristani: Do t’ia çojmë me postë ambasadores Kim gjetjet e auditit dhe vendimin e gjykatës

Nga A2 CNN
30 Shtator 2022, 15:01 | Politikë
Paratë ruse në PD, Ristani: Do t’ia çojmë me

Partia Demokratike reagoi pas deklaratës së ambasadores amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, se nuk e ka parë, apo se nuk ka dijeni, për një deklaratë të PD, sipas së cilës, në arkat apo llogaritë e Partisë Demokratike nuk ka hyrë apo dalë asnjë shumë monetare, që lidhet me rastin e lobimit rus.

“Nuk e kuptojmë se ambasadorja është shumë e zënë, nuk e ka mendjen dhe as përfshihet në zhvillimet e brendshme të Partisë Demokratike. Për këtë arsye duam të ritheksojmë, si për të ashtu edhe për të tjerë që nuk e kanë dëgjuar qëndrimin tonë, edhe pse e kemi përsëritur kaq herë përmes mjeteve të informimit publik”, tha nw njw konferencw pwr mediat, anwtari i kryesisw sw PD, Arben Ristani.

“Së pari: Statuti i Partisë Demokratike e thotë qartë: vendimet për lobime apo përdorim parash etj. i marrin organet kolegjiale, dhe jo kryetari. Dua t’i bëj me dije zonjës Ambasadore se, nuk ka asnjë vendim të tillë, ku, bazuar në kushtetutën e Partisë Demokratike, të autorizohet Lulzim Basha, asokohe kryetar i PD, të bëjë lobime në emër dhe interes të partisë. Kështu, ritheksojmë se, çdo gjë që lidhet me këtë rast është absolutisht përgjegjësi individuale e Lulzim Bashës.

Së dyti: Gjykata e Faktit dhe ajo e Apelit te Tiranës e ka shqyrtuar çështjen në fjalë dhe ka provuar në mënyrë ezauruse faktin që Partia Demokatike, si institucion, nuk ka bërë as hyrje dhe as dalje, të asnjë shume monetare te lidhur me kompaninë  Biniata Trade dhe Nick Muzin.

Siç thuhet shprehimisht në vendimin e Gjykatës: është konstatuar se kjo marrëveshje është lidhur para marrëveshjes me Partinë Demokratike të Shqipërisë dhe në të nuk përmendet kjo parti. Përkundrazi, është parashikuar se interesat e Biniata Trade në këtë konsultim nuk janë të ndonjë qeverie ose partie politike.

Apo: Sipas Letërporosisë rezulton se nuk ka asnjë lidhje mes kompanisë Biniata Trade dhe Partisë Demokratike, ashtu sikundër PD nuk ka asnjë lidhje me kompanitë e tjera me të cilat shoqëria Biniata Trade është e ndërlidhur. 

Së treti: PD ka ngritur Komisionin e Auditit, me vendim të forumeve të partisë, për të bërë një hetim të brendshëm ezaurues, në lidhje me lëvizjet, gjurmët dokumentare ose jo në rastin Basha-Muzin. E kemi bërë këtë me qëllimin e transparencës dhe për të ritheksuar se, në PD-në e Rithemeluar vendimet janë të forumeve dhe jo të individëve. Kur individët marrin vendime personale, ato i nënshtrohen auditimit dhe llogaridhënies para organeve kolegjiale të Partisë Demokratike.

Së katërti: duke pasur drojën se Ambasadorja Kim mund të mos e hasë këtë deklaratë në briefing-un që ajo merr, ne do t’ia çojmë me postë bashkë me statutin e Partisë Demokratike dhe vendimin e gjykatës për këtë çështje”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu