Putin anekson tokën ukrainase, reagon presidenti Begaj

Publikuar më: 30/9/2022, ora 17:42
breaking news lajmi i fundit e1612366439553 1024x576

Putin anekson tokën ukrainase, reagon presidenti Begaj

Publikuar më: 30/9/2022, ora 17:42

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pasi Vladimir Putin ndryshoi kufirin e Rusisë, duke aneksuar edhe 4 rajone të Ukrainës.

“Dënoj me forcë shkeljen e përsëritur të integritetit territorial të Ukrainës nga ana e Rusisë. Sfida e hapur dhe flagrante e Rusisë ndaj ligjeve dhe komunitetit ndërkombëtar është lajm i keq për paqen dhe rendin botëror”, shkruan Begaj në Twitter.

“Vendi ynë ka katër rajone të reja”, tha Putin këtë të premte, gjatë një ceremonie në Kremlin, duke iu referuar Donjeckut, Luhanskut, Zaporizhias dhe Kerson.

Putin firmosi me liderët e vetëshpallur të këtyre rajoneve dokumentet për pranimin e tyre në Federatën Ruse, duke vlerësuar si demokratike, referendumet e mbajtura në ato territore të Ukrainës.