Putin shpalli ‘perandorinë’ e re, festime të mëdha në Sheshin e Kuq në Moskë

Publikuar më: 30/9/2022, ora 18:31

Putin shpalli ‘perandorinë’ e re, festime të mëdha në Sheshin e Kuq në Moskë

Publikuar më: 30/9/2022, ora 18:31

Mijëra njerëz morën pjesë në Sheshin e Kuq në Moskë në një koncert madhështor të organizuar për aneksimin e rajoneve ukrainase të Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhia nga Kherson nga Rusia.

Këngë dhe fjalime patriotike mbushën sheshin para Kremlinit, teksa pjesëmarrësit valëvisnin flamujt e Rusisë.

Në disa televizorë të vendosur përqark sheshit shkruhej “Kjo ishte zgjedhja e njerëzve. Së bashku përgjithmonë”, referuar referendumeve të mbajtura në 4 rajonet.

Presidenti Putin nuk u pa në këtë koncert, ndërkohë që një gjë të ngjashme e kishte bërë dhe në 2014 kur u aneksua Krimeja.