Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Si zhduku uragani një lagje të tërë në SHBA

Nga A2 CNN
30 Shtator 2022, 19:58 | Fotolajme

Qyteti Fort Myers në Florida do të kalojë në shtetrrethim pas orës 18:00 pas raportimeve të shumtë për grabitje në bizneset e shkatërruara nga uragani Ian.

Ndërsa autoritetet në Florida janë duke llogaritur dëmet kolosale çmenduria e motit, një zonë bregdetare në Fort Myers është shkatërruar thuajse tërësisht pas kalimit të një prej stuhive më të forta në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ndërkohë, më shumë se 20 persona janë konfirmuar të vdekur deri tani, ndërsa ekziston frika se numri mund të jetë shumë më i lartë.

Presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi se Ian mund të jetë një prej uraganeve më vdekjeprurës në historinë e Floridas, me humbje të konsiderueshme jetësh njerëzore.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani