Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

“Të krijojmë ekonomi nga mbetjet”, Rama: Ndiqni shembullin e Cërrikut dhe Sarandës

Nga A2 CNN
30 Shtator 2022, 10:46 | Aktualitet
“Të krijojmë ekonomi nga mbetjet”, Rama: Ndiqni shembullin

Kryeministri Edi Rama u bëri thirrje kryebashkiakëve që të kalojnë nga faza e pastrimit në atë të riciklimit dhe rikompostimit të mbetjeve. Në Forumin e Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve dhe Ekonominë Qarkulluese, Rama solli shembullin e bashkisë së Cërrikut dhe Sarandës që e kanë arritur këtë dhe u kërkoi kryebashkiakëve të tjerë për të krijuar ekonomi nga mbetjet.

“Të gjitha këto bashki nuk krahasohen me Cërrikun dhe Sarandën që janë disa hapa përpara në atë që mbetet problematika serioze trajtimi dhe riciklimi i mbetjeve për të nxjerrë produkt ekonomik nga qarkullimi. Cërriku model për t’u marrë shembull nga të gjithë dhe shpresoj që një nga detyrat e lëna në atë takim marrja e shembullit të Cërrikut të jetë një fakt. Ajo që ka bërë Cërriku është shumë domethënëse, se tregon vizion e lidership, aftësi ndërveprimi me faktorët e duhur dhe kapacitetet komunikuese e organizativ me të gjithë faktorët dhe fermerët për t’u dhënë mundësi që nga mbetjet të krijojnë ekonomi, por edhe për të informuar dhe për t’ua bërë të kuptueshme, se ne jemi mbretëria e dyshimit dhe përqeshjes me çdo gjë të re. Kur mendoj se kryebashkiakut të Cërrikut i është dashur t’u shpjegojë fermerëve që të krijojnë ekonomi përmes riciklimit të mbetjeve, nuk ka qenë gjë e lehtë. Dhe Bashkia e Sarandës sot është kampione në riciklim dhe vij te ndryshimi i madh. Kalimi është në fazë tjetër. Unë dua t’i them bashkisë Lezhë që ta kuptojnë që nuk mund të qëndrojnë në pozicionin e pastrimit, por të futen në riciklim dhe rikompostim dhe për të gjithë të tjerët”.

Kreu i qeverisë tha se nevoja në këtë fushë për të ecur më shpejt përpara është therëse, pavarësisht se sot grumbullohen rreth 90% e mbetjeve, përkundër 50% që grumbulloheshin para se të ndërmerrej kjo nismë.

“Bazat janë pozitive, por nevoja për të ecur më shpejt përpara është realisht therëse. Fakt është që kur e nisëm këtë rrugëtim në Shqipëri 50% e mbetjeve mbeteshin rrugëve i merrnin ujërat, digjeshin në fusha shumë pranë zonave të banuara dhe banorët e Kombinatit në Tiranë dhe Elbasanit e Fierit ku sot situata është tjetër, e kujtojnë akoma se çfarë ndodhte me malet e plehrave që sillnin ajrin e ndotur e toksik në çdo dritare. Banorët e Durrësit e kujtojnë fushën e mbushur me vargmale plehrash në Porto Romano, që sot është kthyer në zonë rekreative dhe një nga parqet më të mëdha urbane të Shqipërisë. Sot jemi në 90% të grumbullimit të tyre, kemi një sasi të vogël, por që duhet trajtuar si problem i madh”.

Po kështu, Rama solli edhe disa histori suksesi të pastrimit të bashkive në vend.

“Himara histori suksesi, shembulli i Himarës i jashtëzakonshëm i një zgjimi të befasishëm nga gjumi i kryetarit të bashkisë dhe një pune që duhet marrë shembull nga të gjithë. Tregon sesa e rëndësishme është kjo marrëdhënie dhe secili të bëjë punën e vet. Të ndërtohet raport pozitiv me të gjithë komponentët në territor. Bashkia e Lezhës e ka bërë e para dhe sot e shohim të mishëruar në disa shembuj si Pogradeci ka qenë një zonë për të ardhur keq në aspektin e konfliktit vizual mes mrekullisë së natyrës dhe plehrave të mbledhur rrugëve. Sot është shembull pastërtie. Kamza shëmbëlltyra më dramatike e pisllëkut, sot pasqyrë pastërite. Gjirokastra dhe Elbasani, jo thjesht për faktin që falë impiantit të ndërtuar atje u hoq gjithë fusha mesjetare e plehrave pak hapa nga qyteti dhe iku reja e zezë e tymit të djegies së tyre të përditshme, por falë organizmit dhe një shtrirje në gjithë territorin e bashkisë.”

A2 CNN Livestream

Dita jonë