Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

“Ukraina të negociojë, por aneksimet janë të panegociueshme”

Nga A2 CNN
30 Shtator 2022, 15:04 | Aktualitet

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, kërkoi nga Ukraina që të negociojë për t’i dhënë fund konfliktit, por duke nënvizuar se aneksimi i 4 rajoneve ukrainase është i panegociueshëm.

“Qytetarët e Luhansk, Donetsk, Zaporizhzhia dhe Kherson e kanë bërë tashmë zgjedhjen e tyre. Dua që të më dëgjojnë mirë në Kiev, të më dëgjojnë mirë në Perëndim: qytetarët e atyre rajoneve janë qytetarët tanë përgjithmonë”, tha Putin.

Putin me përfaqësuesit e rajoneve të aneksuara

Në lidhje me krizën energjetike, Putin tha se nuk e ka fajin Rusia: “Kriza është krijuar për shkak të shumë viteve me politika të gabuara, që kanë nisur shumë përpara operacionit special në Ukrainë. Kapitalizmi nuk është mënyra për të ushqyer popullin”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli