Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Derbi Partizani-Tirana, të kuqtë në “Arenën Kombëtare” për të thyer tabunë

Nga A2 CNN
1 Tetor 2022, 13:29 | Futboll
Derbi Partizani-Tirana, të kuqtë në “Arenën

Edhe pse stadiumi i Partizanit është gati, të kuqtë zgjodhën Arenën Kombëtare për derbin me Tiranën. Prej inaugurimit, të kuqtë nuk kanë fituar asnjëherë në impiantin e ri përballë rivalëve historikë.

Nëse do të flitej për të thyer tabunë, mbështetja e tifozëve do të jetë vendimtare. Partizani nuk e fiton supersfidën e kryeqytetit prej më tepër se 17 muajve. Suksesi i fundit i të kuqve në derbi është ai i marsit 2021.

“Punoj që kjo ecuri të ndryshojë. Shpresoj të ndryshojmë ecurinë. Nuk është derbi i parë në jetën time. Jam veteran, kam luajtur dhjetëra sfida derbi. Por, me siguri nuk mungojnë emocionet e derbit të parë të Tiranës. Kundërshtarët janë një skuadër e shkëlqyer dhe besoj se do të jetë një përballje e bukur. Në një ndeshje kaq të rëndësishme, duhet të jesh maksimalisht i përqendruar, në të kundërt rrezikon të dështosh. Nuk ka vlerë vetëm gjendja fizike, por ajo psikologjike”, tha trajneri i Partizanit.

Bestytënive apo të kaluarës nuk i beson as Orges Shehi. Trajneri i kampionëve në fuqi mendon vetëm ti afrohet Partizanit kryesues.

Derbi Partizani-Tirana do të luhet këtë të diel, prej orës19:00.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani