“Hapësirë për mendje të bukura”, të rinjtë “sfidojnë” NASA-n me ide revolucionarizuese në teknologji

Publikuar më: 1/10/2022, ora 14:48

“Hapësirë për mendje të bukura”, të rinjtë “sfidojnë” NASA-n me ide revolucionarizuese në teknologji

Publikuar më: 1/10/2022, ora 14:48

Ersa, nxënëse në gjimnazin, “Qemal Stafa” në Tiranë, 17-vjeçari italian Jacopo dhe Jostus një i ri me origjinë nga Nigeria, veç moshës, i bashkon edhe pasioni për teknologjinë.

Ata janë tre nga më shumë se 27 mijë të rinj nga 50 vende të botës që paralelisht konkurrojnë njëri-tjetrin në maratonën teknologjike të NASA-a.

Për Jacopon, kjo garë vlerë shumë… ai po përpiqet t’i largohet klimës së ashpër të një biznesi me vizion  të ngushtë.

“Quhem Jacopo. Jam 17 vjeç dhe vij nga Italia. Prej gati një muaji jetoj në Tiranë dhe sot po përpiqem që të tregoj se mendja ime vlen dhe një ditë ideja ime të zhvillohet”.

Ndërsa Jostus e vlerëson mbështetjen ndaj të rinjve si “recetën” për të ndalur braktisjen e vendit.

“Janë të shumtë bashkëmoshatarët e mi që janë larguar nga Nigeria pasi idetë aty janë të destinuara të vdesin. Unë jam një prej tyre dhe shpresoj që në Shqipëri të arrij të zhvillohem”

Tani sfida më e madhe është këto mendje të bukura t’i mbajmë për të kontriubuar në jetën sociale dhe ekonomike të vendit.

NASA International Space Apps Challenge është një maratonë e iniciuar në vitin 2011. Këtë vit pjesëmarrja e Shqipërisë konsiderohet e rëndësishme sepse përkon me vitin e 10-të të pjesëmarrjes.