Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Magji e Bajramit ndaj Milanit, kuqezinjtë dalin me 3 pikë nga Empoli

Nga A2 CNN
1 Tetor 2022, 22:51 | Futboll
Magji e Bajramit ndaj Milanit, kuqezinjtë dalin me 3 pikë nga Empoli

Nedin Bajrami ka shënuar një supergol ndaj Milanit në ndeshjen e radhës së Empolit në shtëpi, e cila me shumë fat përfundoi me fitoren e kuqezinjve me rezultatin 1-3.

Milani zhvilloi përgjithësisht një ndeshje të dobët, por ishte forca e karakterit ajo që i bëri të dilnin me 3 pikë nga ky takim.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 80 pas një përgjumje të mbrojtjes vendase, e cila kishte harruar pa markuar Leaon gjatë një rivënie anësore. Portugezi rrëmbeu topin dhe për Rebic ishte e lehtë ta dërgonte në rrjetë.

Por Empoli nuk ra dakord me këtë rezultat. Në minutën e 91 vendasit fituan një goditje dënimi e cila mrekullisht u dërgua në rrjetë nga shqiptari Nedin Bajrami.

Por gëzimi zgjati fare pak pasi miqtë arritën të shënonin dhe golin e dytë me Toure  . Empoli u hodh i gjithi në sulm për të barazuar dhe në minutën e 97, Leao përfundoi një slalom të cilin e përfundoi me topin në rrjetë duke e mbyllur ndeshjen 1-3.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu