Pas Francës, protesta kundër çmimeve të larta dhe në Britani

Publikuar më: 1/10/2022, ora 17:44

Pas Francës, protesta kundër çmimeve të larta dhe në Britani

Publikuar më: 1/10/2022, ora 17:44

Protestat kundër rritjes së çmimeve dhe kostos së lartë të jetesës janë duke shpërthyer dita ditës në vende të ndryshme të Europës.

Pas Francës, ishte radha e britanikëve të dilnin në rrugë për të kundërshtuar rritjen e çmimeve dhe politikat e ndërmarra nga qeveria për t’i ndihmuar.

Me pankarta nëpër duar ku shkruhej ‘ne nuk paguajmë’, protestuesit parakaluan në disa prej shesheve kryesore të kryeqytetit britanik, duke kërkuar dhe mbështetjen e qytetarëve të tjerë që t’iu bashkoheshin.

Qytetarët e Europës janë duke u përballur me rritje të konsiderueshme të çmimeve të energjisë dhe produkteve ushqimore për shkak të luftës në Ukrainë.