Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Pezullohet greva në sektorin publik në Kosovë

Nga A2 CNN
1 Tetor 2022, 20:35 | Kosova
Pezullohet greva në sektorin publik në Kosovë

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura në Kosovë njoftoi ndërprerjen e grevës në sektorin publik e cila kishte nisur më 25 gusht të këtij viti.

Kreu i Sindikatës Rrahman Jasharaj shpjegon se greva është pezulluar deri në janar të vitit të ardhshëm dhe nuk është përmbyllur.

“Qeveria dhe opinioni le ta dijë se greva nuk po mbyllet por po pezullohet deri në janar të vitit 2023, bazuar në vullnetin e deklaruar të anëtarësisë. Por më duhet të jem i sinqertë rezultatet e deklarimeve është parë se janë me diferencë jo shumë të madhe, pra pro pezullimit dhe kundër pezullimit”, tha ai.

Punonjësit e arsimit në Kosovë kishin hyrë në grevë me kërkesën për rritjen e pagave me 100 euro në muaj. Qeveria nga ana e saj ofroi 50 euro shtesë. Negociatat mes palëve nuk sollën rezultat në përafrimin e qëndrimeve rreth grevës e cila kishte lënë pa mësim mbi 320 mijë nxënës.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani