Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

SHBA fut në garazh “Herkulin”

Nga A2 CNN
1 Tetor 2022, 13:23 | Bota

Forca Ajrore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë nxjerrë nga përdorimi më shumë se 100 avionë të modelin C-130 Hercules, për shkak të shqetësimeve se janë ndërtuar me një problem në motor që mund të sjellë rrjedhje karburanti.

Komanda e Lëvizshme e Forcave Ajrore tha se në total ishin 128 avionë që nuk mund të ngrihen më në fluturim deri sa të përfundojë hetimi dhe rregullimi i problemit, afat që nuk është përcaktuar nga autoritetet.

Kjo është hera e dytë që ushtria amerikane “fut në garazh” këta avionë. Në vitin 2019, rreth një e treta e flotës u ndalua të fluturonte për probleme të ngjashme në helikën e motorit.

Në vitin 2021, edhe ushtrua britanike njoftoi se do t’i nxirrte nga qarkullimi avionët e vetë C-130J, për t’i zëvendësuar me aeroplanë model A400M të prodhuar nga Airbus. Sipas raportimeve të atëhershme, nxjerrja në pension e këtyre avionëve është pjesë e planit të qeverisë britanike për të ulur shpenzimet e mbrojtjes.

Ata janë përdorur vazhdimisht nga forcat speciale britanike (SAS) për operacione kundër ISIS në Irak dhe Siri. Ushtarët janë të dashuruar me këtë avion, pasi është i lehtë në manovrim dhe mund të bëjë ulje në terrene tepër të vështira, pa u diktuar nga armiku, falë teknologjisë antiradar.

A2 CNN Livestream

Dita jonë