Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

400 të vrarë për "një hixhab", Irani në rrugë kundër policisë morale

Nga A2 CNN
2 Tetor 2022, 13:27 | Bota
400 të vrarë për "një hixhab", Irani në

Më shumë se 400 të vrarë dhe mbi 20 mijë të arrestuar është rezultati i 16 ditë protestave në170 qytete të Iranit. Lëvizja nisi pas vrasjes së 22-vjeçares Mahsa Amini e cila u prangos nga skuadra morale e regjimit qe merret kryesisht me vendosjen e Hixhabit dhe mënyrës se si duhet vendosur te gratë.

Në videot e publikuara nga vete regjimi tregohet se si e reja nuk ndihet mire dhe rrëzohet përdhe por familjaret dyshojnë në vrasjen e saj nga autoritetet iraniane. Amini nuk vuante nga sëmundje sipas të afërmve, ndërsa dhuna ndaj saj dyshohet se u bë shkak në përkeqësimin e 22- vjeçares.

Menjëherë pasi lajmi për vdekjen e Aminit u transmetua dhe një fotografi u shfaq në mediat sociale e shtrirë në një spital në Teheran në koma, njerëzit në të gjithë vendin nisën revoltat në emër të saj.

Njerëzit kanë dalë në rrugë duke bërtitur e ngritur parulla kundër hixhabit të detyrueshëm dhe duke denoncuar liderin suprem të Iranit, Ayatollah Khamenei.

Protestat fillimisht nisën në 31 provinca, ndërsa tashmë janë shtrirë në 170, duke përfshirë dhe Teheranin, por edhe komunitete konservatore të vendit.

Ligjet e detyrueshme të vendosjes së Hixhabit por edhe në atë që njihet si vajzat e rrugës së revolucionit hapën sfidën më të madhe për regjimin e Iranit, duke u kthyer kështu në zërin kryesor të protestave në mbarë vendin.  

A2 CNN Livestream

Dita jonë