Bruce Willis mohon shitjen e “fytyrën së tij”

Publikuar më: 2/10/2022, ora 09:04
bruce 1 1280x720

Bruce Willis mohon shitjen e “fytyrën së tij”

Publikuar më: 2/10/2022, ora 09:04

Pas raportimeve të javës së kaluar se Bruce Willis ia kishte shitur fytyrën një kompanie të quajtur Deepcake, në marrëveshjen e parë të këtij lloji, agjenti i yllit hollividian ka mohuar zërat.

Një zëdhënës i aktorit i tha BBC-së se ai nuk kishte “asnjë partneritet apo marrëveshje” me kompaninë.

Dhe një përfaqësues i Deepcake tha se vetëm Willis kishte të drejtat për fytyrën e tij.

Willis njoftoi tërheqjen e tij nga aktrimi në mars pasi u diagnostikua me afazi, një çrregullim që ndikon në të folur.

Deepfakes përdorin inteligjencën artificiale dhe teknologjinë e të mësuarit të makinerive për të krijuar video realiste, shpesh të të famshëmve ose politikanëve. Për aktorët që nuk mund të aktrojnë më, teknologjia ka potencialin të ndryshojë lojën.

Më 27 shtator, Daily Mail raportoi se një marrëveshje ishte arritur midis Willis dhe Deepcake.

“Dy herë fituesi i Emmy-t Bruce Ëillis mund të shfaqet ende në filma pasi ka shitur të drejtat e tij të imazhit për Deepcake”, thuhej në raportim.

“Bruce Willis është bërë ylli i parë i Hollivudit që ka shitur të drejtat e tij për të lejuar krijimin e një “binjaku digjital” të tij për t’u përdorur në ekran”, ka thënë Telegrafi.

Por nuk duket se është kështu. Ajo që është e vërtetë është se një “deepfake” e Bruce Willis u përdor për të krijuar një reklamë për Megafon, një kompani ruse e telekomunikacionit, vitin e kaluar.