Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Formula 1, Verstappen nuk shpallet ende kampion, në Singapor fitoren e merr Perez

Nga A2 CNN
2 Tetor 2022, 17:52 | Sporte të tjera

Holandezi Max Verstappen kishte sot mundësinë me një fitore dhe një kombinim rezultatesh për kundërshtarët që të shpallej sërish kampion bote, për të dytën herë radhazi.

Por ndoshta diçka e tillë do të ndodhë në Japoni, sepse gara e Singaporit pati si fitues shokun e tij Sergio Perez, po në Red Bull, i cili fitoi një duel të gjatë me Ferrarin e Charles Leclerc dhe Carlos Sainz, që e shoqëruan në podium.

Gara u karakterizua nga shiu i rrëmbyer që vonoi fillimin e garës, aq sa mjetet nuk arritën të përmbyllnin të gjithë 61 xhirot brenda kohës.

Kampioni i botës holandez u duk në vështirësi, rrëshqiti deri në vendin e 12-të për t’u rikthyer më pas në xhirot e fundit, duke i rrëmbyer Vettel-it, në sezonin e fundit të tij, vendin e 7-të.

Mc Laren zhvilloi një garë të mirë, ndërkohë që ky mbetet një vit për t’u harruar për Hamilton, por edhe për shokun e tij Russell, jashtë zonës së pikëve.  

A2 CNN Livestream

Dita jonë