“Iku koha e bollëkut”, Citroën prezanton makinën bazike dhe kursimtare

Publikuar më: 2/10/2022, ora 13:14

“Iku koha e bollëkut”, Citroën prezanton makinën bazike dhe kursimtare

Publikuar më: 2/10/2022, ora 13:14

Oli është makina më e re e prezantuar nga marka franceze Citroën, që kërkon të japë një mesazh të fortë te konsumatorët.

Iku koha e bollëkut” është një nga frazat që tha në prezantimin e makinës, CEO i Citroën, Vincent Cobée, i cili u shpreh gjithashtu se “në vend që të jetë si një pallat mbi rrota, me shumë ekrane dhe pajisje, Oli tregon se vetëm me gjërat e nevojshme mund të përmbushet nevoja për një transport të lirë dhe tërheqës”.

Kjo makinë elektrike, që ka një autonomi prej 400 km dhe një peshë prej vetëm 1 ton, është 4,2 metra e gjatë, 1,9 e gjerë dhe 1,65 e lartë.