Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Kundërsulmet e Xhixhës nderojnë Tiranën, derbi është bardheblu

Nga A2 CNN
2 Tetor 2022, 21:10 | Futboll

Tirana ka mundur 2-0 Partizanin në “Air Albania” në një derbi plot emocione dhe tension, ku VAR dhe Xhixha ishin protagonistë.  

Pjesa e parë ishte e denjë për një derbi të ndezur, ku nuk kanë munguar aksionet dhe ku VAR ishte protagonist.

Në minutën e 19-të një ndërhyrje e Matondos të Partizanit ndaj Patrik në zonën e rreptësisë thirret pikërisht nga VAR, duke detyruar arbitrin Juxhin Xhaja të vendosë për penallti.

Goditja nga 11 metrat e bomberit Xhixha pritet mjeshtërisht nga portieri Rexhepi. Gjithmonë Var ndërhyn në minutën 37 për të evidentuar një faull të bardhebluve me Lulaj që merr karton të kuq për ndërhyjnë ndaj Skukaj.

Më një lojtar më pak, Tirana pëson presionin e Partizanit, por kalon në avantazh në minutën e parë shtesTirana ka mundur 2-0 Partizanin në “Air Albania” në një derbi plot emocione, ku VAR dhe Xhixha ishin protagonistë falë një kundërsulmi perfekt të finalizuar nga Xhixha, që shlyen fajin e humbjes së penalltisë.

Pjesa e dytë karakterizohet nga tentativat e shumta të Partizanit për të barazuar, fillimisht nga Da Silva ku Bekaj është i vëmendshëm, dhe pak minuta më vonë në një aksion konfuz ku porta tiranase shpëton mrekullisht.  

Por në minutën 68 Serish Xhixha kryen një kundërsulm të përafërt me atë të pjesës së parë, ku edhe ky përfundon me sukses me topin në rrjetë, duke evidentuar shpejtësinë e tij vrastare, por edhe probleme të theksuara në mbrojtjen e “Demave”.

Ndeshja nervozohet së tepërmi edhe jashtë fushës, ku në veçanti ato të Partizanit hodhën disa objekte, duke goditur edhe portierin bardheblu Bekaj dhe duke shtrënguar arbitrin Xhaja të ndërpresë për tre herë ndeshjen.

https://a2news.com/2022/10/02/derbi-eshte-bardheblu-por-pas-ndeshjes-plas-sherri-per-flamurin-e-tiranes/

Me fitoren e sotme, Tirana ngjitet në kuotën e 11 pikëve në vend të dytë bashke me Bylis dhe Erzenin, ndërkohë që Partizani mbetet në krye të Superiores por e kupton se ka dështuar në tentativën për t’u larguar e vetme.

A2 CNN Livestream

Dita jonë