Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Publikohet fotografia e parë zyrtare e mbretit Charles, bashkëshortes së tij dhe princave të Uellsit

Nga A2 CNN
2 Tetor 2022, 10:17 | Bota
Publikohet fotografia e parë zyrtare e mbretit Charles, bashkëshortes

Buckingham Palace ka publikuar një foto të parë zyrtare të mbretit Charles III dhe bashkëshortes Mbretëreshë Camilla, së bashku me trashëgimtarin e fronit William dhe Princeshën e Uellsit Kate. Fotografia shënon fundin e periudhës së zisë për vdekjen e Elizabeth II dhe zyrtarisht vendos William dhe Kate në zemër të monarkisë, sipas raporteve të mediave britanike. Fotoja, sipas Daily Mail, daton në prag të varrimit.

https://twitter.com/RoyalFamily/status/1576316595940773888

Në foto, mbreti ka një qëndrim të relaksuar, me dorën e majtë në xhepin e xhaketës dhe me krahun e djathtë duke përqafuar gruan e tij Camilla. Në të majtë William, duke mbajtur gruan e tij për dore. Të katër protagonistët janë veshur me të zeza, sipas diktatit të zisë, burrat me kravatën e zezë dhe të katërt janë duke buzëqeshur.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani