Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Tetori i librit, kur fjalët afrojnë botën dhe kanë pushtet për t'i ndryshuar gjërat

Nga A2 CNN
2 Tetor 2022, 13:14 | Aktualitet
Tetori i librit, kur fjalët afrojnë botën dhe kanë pushtet

Tetori ka nisur e bashkë me të edhe një sërë aktivitetesh ku prania e librit është më e dukshme. Si muaji i leximit do të bëjë bashkë shkrimtarët dhe lexuesit me një mesazh të vetëm: Fjalët afrojnë botën.

Poetët e shkrimtarët kanë patur gjithnjë një rol të rëndësishëm në histori, duke udhëhequr përmes fjalëve, lëvizje që kanë sjellë një qytetërim më të mirë. Po cili është roli i fjalës sot? Kështu vjen i prezantuar tetori i dedikuar leximeve nga qendra kombëtare e librit.

Vetë drejtuesja e këtyre eventeve që do të mbahen në tiranë, ka zgjedhur që bashkë me Ambasadorin e Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shukrov të lexojë disa vargje nga poetët ukrainas, për të nisur kështu një muaj që përmes artit nuk tregon vetëm sensibilizimi, por edhe më shumë afri me botën.

Disa nga eventet do të mbahen në qendrën e librit dhe leximit, disa të tjera në shkollat e kryeqytetit, në bibliotekë, apo çdo kënd tjetër që thërret për lexim.

A2 CNN Livestream

Dita jonë